Mittwoch, 30. Juli 2008

Informacione per bashkeshortet

Dëshmia e njohurive të
thjeshta të gjermanishtes
në rast bashkimi me
bashkëshortët nga jashtë
Gjermania ka ndryshuar ligjin për të huajt
Informacione për bashkëshortët që ndiqen pas,
dhe për bashkëshortët e tyre që
jetojnë tashmë në Gjermani

www.integration-in-deutschland.de


Çfarë ka ndryshuar për ju?

A dëshironi të transferoheni te bashkëshorti juaj në
Gjermani?
Apo a dëshironi të transferoheni bashkë me bashkëshortin
tuaj për në Gjermani?
Apo a dëshironi të vini në Gjermani për t’u martuar dhe
për të jetuar atje me bashkëshortin tuaj?
Në këto raste duhet të dëshmoni para hyrjes në Gjermani
që keni njohuri të thjeshta të gjermanishtes1. Me këtë duhet
të sigurohet që në Gjermani mund të komunikoni që nga
fillimi në mënyrë të thjeshtë në gjermanisht.
A ka përjashtime?
Po. Nuk keni nevojë të dëshmoni njohuri të gjermanishtes
nëse njëri prej pohimeve vijuese është i vërtetë:
■■ Ju ose bashkëshorti juaj jeni shtetas i një shteti anëtar të
Bashkimit Europian (me përjashtim të Gjermanisë).
■■ Për shkak të një sëmundjeje ose një hendikepi fizik(e),
mendor(e) ose psiqik(e) nuk jeni në gjendje për të
dëshmuar njohuri të thjeshta të gjuhës gjermane.
■■ Keni një diplomë të një shkolle të lartë ose një kualifikim
përkatës ose si përjashtim keni nevojë dukshëm të ulët
integrimi për arsye të tjera.
■■ Nuk dëshironi një qëndrim të përhershëm në Gjermani.
■■ Bashkëshorti juaj ka një lejeqëndrimi si
■■ njeri me kualifikim të lartë (§ 19 Ligji për qëndrim).
■■ kërkues (§ 20 Ligji për qëndrim).
■■ themelues firme (§ 21 Ligji për qëndrim).
■■ i autorizuar për azil (§ 25 kryerr. 1 përkat. § 26 kryerr. 3
Ligji për qëndrim)
■■ refugjat i pranuar (§ 25 kryerr. 2 përkat. § 26 kryerr. 3
Ligji për qëndrim).
■■ i autorizuar për qëndrim afatgjatë nga shtete të tjera të
BE-së (§ 38a Ligji për qëndrim).
■■ Bashkëshorti juaj është shtetas i Australisë, Izraelit, Japonisë,
Kanadasë, Republikës së Koreas, Zelandës së Re ose
Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1 Kr. § 28 kryerr. 1 fjali 5 dhe § 30 kryerr. 1 fjali 1 nr. 2 si dhe përjashtimet në § 30 kryerr. 1
fjali 2 dhe 3 të ligjit gjerman të qëndrimit si dhe § 41 i urdhëresës së qëndrimit.
Çfarë ka ndryshuar për ju?
2 Kornizë referimi për të cilën kanë rënë dakord shtetet anëtarë të Këshillit të Evropës.
3 Institute me licencën e provimit janë institute që janë të autorizuara të kryhen
provimet e Institutit Goethe.
Njohuri të thjeshta të gjermanishtes janë njohuri të gjuhës
gjermane në “Shkallën e kompetencës A1 të Kornizës së
përbashkët europiane të referimit për gjuhë”2. Kësaj i përket
që mund të kuptoni dhe të përdorni shprehje të përditshme
familjare dhe fjali shumë të thjeshta (p. sh. të pyesni për
rrugën, të bëni pazar etj.) Duhet të jeni në gjendje ta prezantoni
veten dhe të tjerë, të bëni pyetje dhe t’u përgjigjeni
pyetjeve rreth vetes suaj, p. sh. ku banoni ose cilët njerëz i
njihni. Natyrisht bashkëbiseduesit tuaj duhet të flasin qart
dhe të jenë të gatshëm për të ndihmuar.
Edhe duhet të jeni në gjendje të shkruani tashmë diçka në
gjermanisht, p. sh. mund të shkruani emrin, adresën, kombësinë
etj. në formularë nga autoritetet.

Si mund të dëshmoni njohuri të
thjeshta të gjermanishtes?
Zakonisht njohurit e gjuhës duhet t‘i dëshmoni para hyrjes
në Gjermani gjatë kërkimit të vizës për bashkimin bashkëshortor
në ambadasën gjermane përkatësiht në konsullatën
e përgjithshme. Për këtë duhet t’u bashkoni dokumenteve
të kërkesës një certifikatë të Institutit Goethe për provimin
e gjuhës A1 “Starti i gjermanishtes 1”. Institutet Goethe
janë institutet e kulturës gjermane jashtë. Ofrojnë mësim
gjuhe dhe provime gjuhe. Provimi “Starti i gjermanishtes 1”
mund të jepet në Institutin Goethe. Por provimi i gjuhës
mund të jepet edhe në një institut me licencën e provimit3

http://www.pristina.diplo.de/Vertretung/pristina/de/formulare/Merkblatt__BAMF__Ehegattennachzug__alb,property=Daten.pdf

1 Kommentar:

Unknown hat gesagt…

Nqs do te besh pazar ne SHBA dhe te dergohen mallrat e blera nga Amazon.com ose ebay.com mjafton te shkosh te Viadress dhe te rregjistrohesh falas dhe mund te besh shopping duke e lidhur me karten e krediit ose te paypal dhe do te dergohen ne shtepine tende me free shipping ose me tarifat me te lira nderkombetare dhe per me teper shikoni video-prezantimin .